Juventus turpëron Barcelonën (Video)
14:14 | 12 Prill 2017

Juventus ka shënuar fitore 3:0 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Juventusit ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Barcelonën me rezultat të pastër 3:0. Golat për skuadrën vendëse në këtë takim i shënuan Paulo Dybala dy (7, 22) dhe qendërmbrojtësi Georgio Chiellini (55). Kujtojmë se Barcelona do të tentojë të rikthej rezultatin sikurse ndaj PSG-së, kur pas një jave e pret Juventusin në Camp Nou. /Express/
Aurela Hoxha