Juventus ndal dhe eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve
14:14 | 19 Prill 2017

Barcelona dhe Juventus kanë barazuar 0:0 në Camp Nou, në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Juventusit ka ndalur në barazim pa gola 0:0 Barcelonën, për tu kualifikuar në gjysmëfinale, fal fitores 3:0 në ndeshjen e parë në Torino. Barcelona dhe Juventus kanë pasur rastet e tyre, por pa arritur që të dërgojnë topin në portë. Juventus kështu bëhet skuadra e tretë që kalon në gjysmëfinale, pasi mbrëmë u kualifikuan edhe Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Kristin Prengaj