Juve e merr trofeun e dytë, e kërkon tripletën

0

Juventusi ka arritur që të sigurojë trofeun e dytë këtë sezon, pasi ka mposhtur Lazion me rezultat 2-1 në një ndeshje dramatike që u desh të vendosej pas vazhdimeve.

juve-e-merr-trofeun-e-dyt-euml-e-k-euml-rkon-triplet-euml-n-video_hd

Pas katër minutash lojë në Olimpico ishte Stephan Radu ai që realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Lazios.

Shumë shpejt reagoi Juventusi. Në minutën e 11-të ishte Chiellini ai që shënoi për 1-1 me asistim të Patrice Evras.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, dhe me një ndeshje të gjatë përpara.

Pjesa e dytë u karakterizua me një luftë të madhe dhe me një paraqitje fantastike të Etrit Berishës i cili bëri të pamundurën për të mbajtur në lojë skuadrën e tij.

Pasi ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me rezultat 1-1, u desh të vendosej në vazhdime.

Menjëherë në vazhdim eishte Alessandro Matri ai që në minutën e 97-të e shënoi golin e fitores për 2-1 për Juventusin.

Ky është trofeu i dytë për Juventusin këtë sezon dhe Bianconerët do të kërkojnë tripletën e parë në histori të klubit kur do të përballen me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve më 6 qershor. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com