Juve deklason BVB-në, vazhdon tutje

0

Juventusi e ka nënshtruar Borussia Dortmundin edhe para tifozëve në Signal Iduna Park (0-3), në ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve, për t’u kualifikuar në çerekfinale të garës kryesore evropiane.

juve-deklason-bvb-n-euml-vazhdon-tutje-video_hd

Përballja e parë e zhvilluar në Torino përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Zonjës së Vjetër dhe pas ndeshjes kthyese, Juventusi kualifikohet me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.

Ishte një fillim ëndrrash për Bianconerët që filluan të sulmojnë nga minuta e parë dhe shumë shpejtë erdhën te goli i epërsisë. Carlos Tevez ishte fantastik me një goditje nga jashtë zonës që nuk e ndali portieri Weidenfeller (3’).

Nga momenti i golit, ekipi vendas e dominoi tërësisht ndeshjen duke i mbajtur mysafirët para zonës së tyre, mirëpo nuk u rrezikua porta e Gigi Buffon.

Moment i keq për Juven ishte lëndimi i Paul Pogbas, vendin e të cilit e zuri Andrea Barzagli, ndërsa bardhezinjtë nga ai çast bënë lojë akoma më defensive.

Nikoqirët vazhduan ta kishin posedimin edhe në gjysmën e dytë, mirëpo porta mysafire nuk rrezikohej aspak, ndërkohë që Morata pati dy shanse shumë të mira, të cilat i ndali portieri vendas.

Në minutën e 70-të erdhi goli i qetësisë për bardhezinjtë. Marchisio pasoi një top të mirë te Tevez, i cili bëri gjithçka dhe asistoi te Alvaro Morata që shënoi në portën bosh.

Lojtari i ndeshjes, Carlos Tevez, pranoi një top nga Pereyra, shkoi përpara dhe realizoi golin e nokautit që shoi edhe ato pak shpresa të mbetura të ekipit gjerman (79’). /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com