Ju vrasin këpucët? Ja si t’i zgjeroni në kushte shtëpie

0

Ju ndodh shpesh që të blini këpucë dhe t’ju vrasin në ditët e para kur i vishni, apo kur vini re se ju ngushtojnë pak.

Mund të duket e çuditshme por këpucët duhet t’i blini gjithnjë në mbrëmje kur këmbët janë pak të fryra, në mënyrë që të mos blini numrin e gabuar të këpucëve.

Megjithatë të gjithë i kemi një palë këpucë në shtëpi që na ngushtojnë e nuk mund t’i veshim dot me frikën se mos na vrasin.

Ndonëse këpucët mund të zgjerohen tek këpucari, “Living” do të ndajë me ju trukun që do t’i bëjë këpucët tuaja një numër më të madh në kushte shtëpie.

Ajo që duhet të bëni është t’i fusni ato përgjatë gjithë mbrëmjes në frigorifer në ngrirje dhe në mëngjes t’i mbani veshur në shtëpi për pak minuta derisa të marrin formën e këmbës.

Pasi të keni bërë këtë gjë, e sigurtë që këpucët nuk do t’ju vrasin më.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com