Jovanoviç: Kontrata është nënshkruar, brenda 10 ditëve arrin aparati i ultrazërit

0

Pas një periudhe të gjatë në munges të aparatit për ultrazë në repartin e gjinekologjisë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc sot iu është dhënë fundi këtij problemi i cili ka vështirërsuar gjendjen shëndetësore të shumicës së grave në komunën e Bujanocit.

sh sh

Pasi që sotë është bërë nënshkrimi i kontratës për blerjen e aparatit të ri për ultrazë drejtoresha Lela Jovanoviç u zotua se në afat prej 10 ditë ky aparat do të jetë në funksion në repartin e gjinekologjisë, kurse arsyeja se deri më tani është vonuar zgjedhja e këtij problemi drejtoresha Jovanoviç sqaroi me arsyetimin se bëhej fjalë për një shum mjetesh prej 1.600.000 dinarë dhe nuk ishte kjo një vlerë e vogël, dhe për këtë arsye neve na është dashtë që të presim rebalansin e buxhetit për tu siguruar këto mjete nga buxhëti komunal, kështu që ishte një procedur që nuk mvarej vetëm nga ne, tha ajo, duke shtuar se, “arsyeja tjetër pse është dashur të presin pacientët gjegjësisht grat një periudhë të gjat ishte se, ne nuk e pamë të arsyeshme që të sigurojmë një aparat të përdorur i cili kishte vetëm 6 muaj garancion por qëllimi ynë ishtë që këtë aparat ta sigurojmë të ri, kështu që këtë problem ta zgjedhim për vite” përfundoi Jovanoviç. Edhe zëvendësdrejtori i këtij institucioni shëndetësor Reshat Sulejmani në munges të këtij aparati u shpreh se, ka pasur mfajt spekulime nga ana e qytetarëve dhe me këtë rast Sulejmani njoftoi opinionin se nuk është në interes tonë që të keqpërdorim me mjetet e shtëpisë së shëndetit por qëllimi jonë është që tu dalim në ndihmë qytetarëve apo pacientëve tanë. Në fund drejtoresha Jovanoviç dhe zëvendës drejtori Sulejmani falemnderuan të gjith ata pacient të cilët kanë pasur durim dëri tek zgjedhja e këtij problem dhe urojnë që aparati i ri tu shërbej në të mirë të gjithë pacientëve. Vlen të ceket se vlera totale e aparatit për ultrazë është 1. 600.000 dinarë, mjete këto të cilat janë ndarë nga buxheti i komunës së Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com