Jonuz Musliu, politikani më i paguar në Serbi

0

Politikani më i paguar në Serbi është Jonuz Musliu, kryetari aktual asamblesë komunale në Bujanoc dhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve.

JonuzMusliu

Sipas medieve serbe, paga mujore që ai merr në muaj në komunën më të pazhvilluar në Serbi është më shumë se 250.000 dinarë, gjegjësisht më shumë se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton presheva.com.

Si kryetar i kuvendit në Bujanoc Musliu paguhet 98.000 dinarë ndërsa si kryetar i KNSH ai paguhet 110.000 dinarë, ndërsa mediet serbe kanë nisur artikullin me titull: Musliu paguhet sa dy rroga të presidentit të Serbisë!

AloIric

“Nëse kësaj shume i shtohet edhe pagat mujore për disa trupe punuese të komunës, kjo shifër kalon me siguri 250.000 dinarë” ka deklaruar një funksioner i komunës së Bujanocit i cili ka dashur të mbetet anonim.

Burimi i njejtë thotë se Musliu së paku një herë në muaj shkon për “konsultime” në Tiranë dhe Prishtinë, dhe për këtë ai paguhet me harxhime ditore.

Sipas medieve serbe, Musliu ka dërguar agjencionit për luftën kundër korrupsionit për të ardhurat e tij herën e fundit në shkurt të vitit 2011. /presheva.com/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com