Jo vetëm Marina Vjollca me emision të ri në Klan!
12:12 | 10 Janar 2018

Duket se Tv Klan ka nisur një vit plot surpriza. Fillimisht sot në median online u fol shumë për formatin e tipit ‘reality shoë’ me titull “Ferma” që do të mbledhë personazhet publike bashkë në një fermë e do të drejtohet nga Marina Vjollca.

Por duket se asgjë nuk ka mbaruar me kaq. Blitz.al ka zbuluar ekskluzivisht se një tjetër format do të nisë shumë shpejt në Tv Klan i dedikuar i gjithi operacioneve plastike. Pjesë kryesore e këtij formati do të jetë ai që quhet edhe ‘doktori i VIP-ave’ e që patëm mundësi të njiheshim më tepër me të në ‘C’est la vie’, Skerdi Faria. Kanë nisur xhirimet e para të emisionit dhe prezantuesja e këtij formati do të jetë Kiara Tito, vajza simpatike që prezantoi në Top Select vitin e kaluar. Pjesë e formatit do të bëhen edhe disa personazhe shumë të njohur publikë të cilët do të kenë mundësi të tregojnë ‘live’ ndryshimet e tyre me anë të operacioneve plastike. Koncepti thelbësor i këtij emisioni do të jetë një “before and after” (para dhe pas), rrugëtime te personave jo publike por edhe personazheve publikë të cilët do të ndajnë me të gjithë teleshikuesit rrugëtimin e tyre për të ndryshuar pamjen e tyre. Nuk dihet ende se kur do të nisë ky format të transmetohet në Tv Klan, por ajo që mund të themi ne të Blitz.al është se do jetë një format shumë i këndshëm duke qenë se kudo flitet për operacionet plastike e sidomos në Shqipëri ku kjo e fundit është ndër temat më aktuale. /Blitz.al/
Aurela Hoxha