Jo Sneijderin, Juve e dëshiron Shaqirin

0

Jo Sneijderin, Juve e dëshiron Shaqirin

Përfaqësues të Wesley Sneijder ia kanë ofruar holandezin Juventusit, mirëpo Bianconerët e duan Xherdan Shaqiri në pozitën e mesfushorit ofensiv.

Sneijder pritet të largohet nga Galatasaray dhe dëshiron të kthehet në Serie A, ndërsa Zonja e Vjetër ka hezituar të kontaktojë klubin turk për shërbimet e tij. Objektivi kryesor i Juves është futbollisti shqiptar i Bayern Munichut, i cili nuk ka hapësira në skuadrën e Pep Guardiolas. Megjithatë, për nënshkrimin e 23-vjeçarit bardhezinjtë kanë konkurrentë Interin dhe Liverpoolin që po ashtu kërkojnë shërbimet e tij. Sneijder do të mbetet alternativë, nëse bardhezinjtë nuk sigurojnë shërbimet e Xherdanit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com