Jo rastësisht thuhet se rinia është e ardhmja e vendit

0
Shkruan: Muhamed Xhemaili

Shkruan: Muhamed Xhemaili

Të gjithë popujt në botë për ta edukuar një gjeneratë sakrifikojnë çdo gjë,në mënyrë që rinia e atij vendi të dalë sa më e shëndetshme.

Kohëve të fundit na është përzier”hesapi” e nuk jemi duke e ditur se si duhet edukohet rinia. Por nëse rastësisht na shkon ndër mend edhe pyesim:a mundet që një i pa edukuar ta edukojë dikë është një pikëpyetje e madhe. Si do që të jetë mund të nxjerrim një përfundim të qartë se nga i pa edukuari s’mund të presësh edukatë. Televizionet tona duke shkuar “gjurmëve”arritën të zbulojnë edhe një gjë shumë interesante se si në shkollat e luginës mësimdhënësit e edukatës fetare po i mësojnë fëmijët për “vdekjen”. Senzacionale “zbulim i vitit” dhe sigurisht që meriton ndonjë shpërblim ndërkombëtarë. Athua vallë a nuk ka gjurmë tjera të hulumtohen jo vetëm në Luginë por edhe në gjitha trojet shqiptare!?? A nuk ka gjëra të errëta që sa më parë duhet ndriçuar!?? Fatkeqësisht ka përplot,por ato gjëra nuk duhet gjurmuar ngase nuk na lejon demo(n)kracia. Droga e amoraliteti nëpër disa shkolla është bërë “normale”dhe nuk ka nevojë që të merremi me të sepse është zgjedhje e tyre. Athua vallë kur do të vetdijësohemi e ti luftojmë dukuritë negative e ti japim prioritet dukurive pozitive qe e mbajnë të gjallë e të shëndetshëm një popull. Në çdo vend të botës së civilizuar edukata fetare mësohet nëpër shkolla ndërsa tek ne me çdo kusht luftohet dhe propagandohet kundër edukatës fetare. Për fund atyre mësimdhënësve të edukatës fetare ju dëshiroj suksese të mëtutjeshme e “gjurmëve të RTK-së” i dëshiroj pasqyrim real të gjendjes sociale në shqiptari.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »