Jetmir Ismaili: Arsyeja ndalimit të shfaqjes së filmit ”Kufiri Ballkanik” në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, është ruajtja e tolerancës ndëretnike në Komunën e Bujanocit.
11:46 | 19 Prill 2019
Pas debateve të shumta të krijuara pas vendimit të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, për ndalimin e shfaqjes së filmit kontravers ”Kufiri Ballkanik” në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, ka reaguar drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili.

“Arsyeja kryesore e ndalimit të shfaqjes së filmit ”Kufiri Ballkanik” në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, është ruajtja e tolerancës ndëretnike në Komunën e Bujanocit.

Dyert e institucionit tonë janë të hapura për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të promovojnë dhe zhvillojnë kulturën e tyre, por pa provokuar dhe dëmtuar kulturën dhe identitetin e tjetrit” është shprehur Ismaili në profilin e tij në Facebook.

 

Alesia Bami