"Jetima e Ballkanit", në natën e Kurban Bajramit, dhurojnë banesë në Bujanoc (Foto)
22:23 | 20 Gusht 2018

Me angazhimin e pandërprerë të hoxhës Halil Kastratit, bashkë me drejtorin e Shoqatës "Jetimat e Ballkanit", Berat Kabashi, përfaqësuesin e Shoqatës për Gjermani dhe Evropë Ilir Sinani dhe me humanistin nga Konçuli i Komunës së Bujanocit, Lulzim Maliqi i cili edhe solli investimet e para nga shoqata bamirëse "Jetimat e Ballkanit", sonte u nda një banesë për familjen (nënë e bijë) Rexhepi nga Tërnoci i madhë.

Familja Rexhepi, e cila pak javë më parë humbi të zotin e shtëpisë, kishte jetuar për vite në kushte shumë të vështira ekonomike. Ajo, sonte, mu në natën e Kurban Bajramit, u gëzua me një banesë të re.

Faleminderim të pakufi për Halil Kastratin, i cili sot për shkaqe shëndetësore nuk mundi të jetë prezent dorëzimi i kësaj banese u bë nga drejtori i Shoqatës "Jetimat e Ballkanit" Berat Kabashi./BujanociNet/

 

Françeska Jaçe