Jeta në vendin më të pasur në botë: Rryma dhe uji pa pare, tatimi nuk ekziston

0

Katari është vendi më i pasur në botë, me një GDP për frymë rreth 102.000 dollarë amerikan, dhe rreth 14 për qind e familjeve janë milionere. Më pak se një shekull më parë, Katari jetonte në varfëri të skajshme, por tani ky vend është më i pasuri në botë.

foto

Katari është vendi më i pasur në botë. Qeveria e këtij vendi bashkë me popullin mund të themi lirisht se kanë pasuri të pakufizuar, por kjo nuk u sjellë lumturi të plotë, pasi ky realitet u ka sjellë ndryshime sociale, që jo gjithherë i bënë të kënaqur ata.

Temperaturat më të mira në Doha janë në fund të prillit, që u japin mundësi njerëzve që të shijojnë diellin shëtitoreve në brigjet e Gjirit Persik.

Ndërsa nga muaji maj e deri në shtator temperaturat mesatare në këtë vend sillen nga 38 deri në 47 gradë.

Pamja e kryeqytetit dhe qytetit më të madh të Katarit ka ndryshuar shumë viteve të fundit, duke u mbushur me kulla prej çeliku e xhami dhe pyjeve që dikur ishin vetëm shkretëtirë.
Katari është vendi më i pasur në botë, me një GDP për frymë deri në 102.000 dollarë, ndjekur nga Lihtenshtajnit (89.000), Bermuda (86.000), Macau (82.000) dhe Luksemburgut (78.000)./lajmi.net

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com