Jep dorëheqje edhe shefi i Shërbimit Sekret të Maqedonisë
10:01 | 12 Maj 2015

Pak minuta më parë, ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka dhënë dorëheqje.

makedonia Pas saj, Reuters, duke u thirrur në raportimin e agjencisë së lajmeve MIA, bën me dije se edhe Shefi i Shërbimit Sekret të Maqedonisë, Saso Mijalkov, aleat i afërt i kryeministrit Nikolla Gruevski, ka dhënë dorëheqje. Ndërkaq, kryeministri Gruevski ka thënë se do të zëvendësojë edhe Ministrin e Transportit, Mile Janakievskin.
Edlira Rukaj