Jeni shtatzënë? Ja si ta dini gjininë e foshnjës në mënyrën popullore

0

Më poshtë do të njiheni me listën e shenjave që shumë popuj i përflasin rëndom se shërbejnë për të na rrëfyer nëse fëmija që do të lindë, do të jetë mashkull ose femër.

Në të kaluarën, ekografitë nuk ekzistonin, por kurioziteti për të parë gjininë e fëmijës ishte gjithmonë i njëjti. Nuk ishin në gjendje që të përfitonin nga teknikat e sotme të avancuara dhe për këtë i besonin intuitës, apo besëtytnive duke u bazuar sigurisht edhe në disa “shenja të veçanta”!

“Nepsi”, njollat në trup, barku i ngritur, i ulur ose i rrumbullakët etj., janë disa prej tyre. Shpjegimin e këtyre specifikave, të vërteta ose false, nuk është e thënë ta dini domosdo. Por besojeni ose jo, ia vlen gjithmonë t’i njihni, pse jo edhe për të pasur një kulturë folklorike! Zbulojini se si mund ta kuptoni nëse fëmija juaj është mashkull ose femër, sipas traditës.

Dëshira për ushqime të caktuara

Dëshira e pakontrollueshme ndaj një ushqimi të caktuar, ose “nepsi” tipik i shtatzënisë, sipas një besimi të gjerë popullor, jo vetëm që duhet shijuar menjëherë, por ajo tregon edhe gjininë e fëmijës. Dëshira e madhe për ëmbëlsirat për shembull, shënjon ardhjen në jetë të një vajze, ndërsa preferenca për ushqimet e kripura atë të një djali.

Lëkura

Si mund të kuptoni seksin e fëmijës duke interpretuar shenjat në lëkurë? Shfaqja e njollave dhe e pikave mbi të tregon ardhjen e një vogëlushi, ndërkohë lëkura e lëmuar dhe perfekte do të thotë se prisni një vogëlushe. Por treguesit e seksit të fëmijës kuptohen edhe nëpërmjet ngjyrës së fytyrës së nënës: ezmere nëse është djalë dhe e bardhë e pastër, nëse është vajzë.

Barku i lartë ose i ulëtSipas traditës, barku i lartë, parasheh një mashkull, por në rast të një barku të ulët, ju prisni një vajzë. Por duhet theksuar se ky besim i bazuar mbi formën e barkut, varion nga vendi në vend, si duket për shkak të ndonjë keqkuptimi të hershëm!

Barku i rrumbullakët ose me majë

Në antikitet thuhej se “barku me majë nuk shkon në luftë”, ose ndryshe, vajzat nuk ishin të detyruara të merrnin pjesë në të tilla ngjarje, çka nënkuptonte se femrat shtatzënë me bark me majë kanë vajzë, ndërsa në të kundërt, kur barku është i rrumbullakët, pritet lindja e një djali.

Të përzierat dhe gjendja e të fikëtit

Të përzierat, të vjellat dhe gjendja e të fikëtit tregojnë pa asnjë mëdyshje ardhjen në jetë të një vogëlusheje, që qysh në mitër fillon ta “çmendë” nënën e ardhshme! Padyshim se ky besim popullor mund të ketë lindur në një kontekst mashkullor!

Dëshira për të fjetur

Një mama e ardhshme që ka gjithmonë gjumë, sipas traditës, pret një vajzë. Me sa duket vogëlushet harxhojnë mjaft energji gjatë kohës kur janë në barkun e nënës, ndërsa meshkujt, e dimë mirë se, këtë gjë e bëjnë sapo vijnë në këtë botë!

Soda e bukës

Testi më i mirë për të mësuar që ju jeni shtatzënë me një djalë ose vajzë është soda! Vendos disa lugë sodë buke në një gotë dhe shtoni urinën tuaj. Nëse nuk ndodh reaksion është vajzë, nëse shkumon është djalë.

Gjendja shpirtërore

Nëse gjatë shtatzënisë ndiheni nervoze dhe energjike, mund të jetë vajzë. Nëse jeni e relaksuar por e ngathët, mund të jetë djalë.

Shtimi i peshës

Është e pritshme të shtoni peshë, por kur shtoni më shumë, mund të përcaktojë edhe gjininë. Nëse ju shtoni peshë në ije dhe kofshë, pritet të jetë vajzë. Shtimi i madh i peshës në të gjithë trupin nënkupton të jetë djalë.

Të rrahurat e zemrës së fëmijës

Nëse të rrahurat e zemrës së bebes janë 140 rrahje për një minutë, atëherë prisni një vajzë. Por nëse të rrahurat e zemrës janë nën 140, thuhet të jetë djalë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com