Javën e ardhshme fillon kapja e qenëve endacak

0

Javën që vjen, do të fillojë aksioni për grumbullimin e qenëve endacak nga ana e shërbimit të stacionit të veterinarisë në Bujanoc të ciltë do t’i dërgojnë në qendrën azil për qenë endacak në Klenik.

qenet endacak

Problemi i qenve endacak është se bredhja e qenëve nëpër rrugë bëhet sidomos në orët e hershme të mëngjesit dhe të mbrëmjes, të ciltë shëndrrohen në një “ushtri vrastare” për qytetarët dhe kështu rrezikojnë sigurin e tyre. Aksioni i ndërmarrë në fjalë realizohet për çdo vitë me nga 500 qenë endacak për të ciltë ndahen edhe mjete nga buxheti i komunës, kështu u shprehë mjekja e veterinarisë Ollivera Zafiroviq. “Rreziku nga këta qenë ekziston dhe është permanent mirëpo ne si stacion i veterinarisë për çdo vitë me mundësitë tona punojmë për kapjen e tyre, mirëpo numri është i kufizuar deri 500 qenë endacak për shkak të mjeteve financiare, gjithashtu ne bëjmë kapjen e qenëve, vaksinimin dhe sterelizimin e tyre, pastaj i dërgojmë në qendrat për azil dhe i lëshojmë nëpër rrugë. Shpresojmë që deri në javën e ardhme të fillojmë këtë aksion pasi që deri atëher do të marrim vendimin për qent azil” ka thënë Zafiroviç. Ajo thotë se, kemi përfunduar me vaksinimin e qenëve të ciltë janë të regjistruar, tani për momentin ekipi është duke bërë vaksinimin e lopëve./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com