Javën e ardhshme bisedimet, Thaçi ende pa përgjigje nga Serbia

0

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, konfirmon se javën e ardhshme mbahet raundi i ri i bisedimeve në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë.

jav-euml-n-e-ardhshme-bisedimet-tha-ccedil-i-ende-pa-p-euml-rgjigje-nga-serbia_hd (1)

Sipas tij, Kodi i Telefonisë mobile si kapitull do të mbyllet në bisedimet e ardhshme, e gjithashtu edhe faturimi i energjisë dhe inkuadrimi i tetë komunave veriore në sistemin kosovar energjetik, për të kaluar në pikat tjera siç është krijimi i Asociacionit.

Në një intervistë në RTK, kur foli për vizitën e Hashim Thaçit në Beograd, tha se ka një ftesë nga një OJQ, ndërsa zyrtarisht – nëse do i lejohet hyrja në Serbi – ende nuk ka përgjigje as pozitive e as negative.

“Është e drejtë e vullnetit politik të Beogradit që Thaçi ta realizojë këtë vizitë. Thaçi është që shumë vite i kërkuar nga regjimi i Millosheviqit, por shpresojmë se vendimet e diktaturës millosheviqiane nuk do të jenë bazë për vendimmarrje dhe nuk do jenë bazë e politikave të sotme. Ne nuk kemi marrë përgjigje formale për vizitën e tij në Beograd. Kemi krijuar një zyrtar ndërlidhës atje edhe ata kanë një në Prishtinë, kështu që zyrtarisht nuk ka ende përgjigje as po dhe as jo”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com