Jashtëtokësorët e vizituan Prishtinën (Harta)

0

Së fundmi është krijuar një hartë interaktive, e cila paraqet të gjitha vendet që kanë vizituar jashtëtokësorët që nga viti 1933 e deri në ditët e sotme. E në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova. Bëhet fjalë për Prishtinën.

jasht-euml-tok-euml-sor-euml-t-e-vizituan-prishtin-euml-n-harta_hd

Kërkimet për një specie tjetër inteligjente që me shpejtësi po i shmanget vizitave të Tokës ka shtyrë shumë prej nesh t’ia ngulin sytë qiellit, në mënyrë që të vëmë re të paktën ndonjë gjurmë të aktiviteteve të tyre tek ne, kur themi tek ne, nuk mendojmë për njerëzit në përgjithësi, por edhe tek ne në Kosovë.

Paraqitja e objekteve të paidentifikuar fluturuese (UFO) gjatë shekullit të kaluar mbi qiellin tonë kanë qenë të shpeshta, sikurse edhe vetë rrëfimet e njerëzve lidhur me këtë çështje.

Në muajin shkurt në internet ka rrjedhur një video ku shihet një UFO duke lëvizur me shpejtësi mbi qiellin e Californias të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Paraqitja e UFO-s mbi California

Shfaqja e një UFO-ja tërheq vëmendjen e popullatës si asgjë tjetër dhe përgjithësisht na dërgon në teoritë e çmendura konspirative, si ato të Larry Holcombe, i cili është autor i më shumë se 50 viteve të studimit të UFO-ve. Madje, Holcombe ka aluduar se jashtëtokësorët kishin vrarë presidentin amerikan, John F. Kennedy.

Së fundmi është krijuar një hartë interaktive cila shfaq të gjitha vendet që kanë vizituar jashtëtokësorët që nga viti 1933 e deri në ditët e sotme.

E në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova dhe bëhet fjalë për qytetin e Prishtinës. Por për fat të keq nuk ka të dhëna të detajuara në lidhje me përvojat e njerëzve, të cilët ishin dëshmitarë që kanë parë jashtëtokësorët në kryeqytetin kosovar.

Harta interaktive është krijuar nga Christian Pearson, i cili punon në Bazën e të Dhënave të Qendrës Kombëtare për Raportim të UFO-ve.

Ky “pushtim i jashtëtokësorëve” gjithashtu përkon me një rritje të aktiviteteve të shërbimit inteligjent amerikan të CIA-s, të tilla, si testimin e aeroplanëve që fluturojnë në lartësi të paspecifikuara, në mënyrë që të takohen me jashtëtokësorët, të cilët, supozohet se herët apo vonë do të aterrojnë në tokën tonë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com