Japonia me ligje të reja për ti detyruar punëtorët të pushojnë

0

Shteti japonez ka njoftuar se tashmë ka future ligje të reja për ti detyruar punëtorët që të shkojnë në pushime.
japoniQeveria shpreson se nëpërmjet këtij ligji, mund te shmanget puna jashtë orarit derisa ka kërkuar nga kompanitë për të ua siguruar pushimin punonjësve të tyre.

Një sëmundje e quajtur “karoshi” është përhapur shumë në Tokio, nga punëtorët më të vjeter tek ata të rinj, sëmundje kjo e cila shkaktohet nga puna jashtë orarit.
Kjo gjendje e ka alarmuar qeverinë japoneze e cila ka njoftuar se do përmes ligjeve të reja, punëtorët duhet të shkojnë në pushime, transmeton Indeksonline

E punëtorët japonez janë treguar të gatshëm të lënë zyret e tyre të punës, pasiqë ata kanë marrë më pak se gjysmën e pushimeve që u takon me të drejt në vitin 2013.

Sipas gazetës japoneze Yomiuri, për shkak të një ekonomie të pasigurt, kompanitë japonese janë duke kërkuar më shumë nga stafi i tyre, ku shumë prej punëtorëve të rinj, pritet të punojnë deri në 100 orë plotësuese në muaj.
Por pothuajse dy të tretat e phnëtorëve ishin të gatshëm për të marrë pushimet e tyre. Më shumë se gjysma e tyre kanë thënë gjithashtu se ata thjesht nuk kanë kohë për pushime për shkak të ngarkesës së punës së tyre të rëndë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com