Januzaj te skuadra e La Ligas

0

Adnan Januzaj është duke u kërkuar nga skuadra spanjolle Real Sociedad.

Futbollisti Adnan januzaj gjatë kësaj vere do të largohet nga Manchester United, sepse nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho.

Shumë skuadra janë duke u interesuara për shërbimet e Januzajt, ndër të cilat edhe ajo spanjolle, Real Sociedad.

Skuadra spanjole është gati që të shpenzojë 10 milionë euro për Januzajn, aq sa kërkon edhe Unitedi.

Mesfushori i përfaqësueses belge, edicionin e kaluar ishte i huazuar në Sunderland, ku tregoi paraqitje të mira, por, që nuk ka arritur të bind trajnerin portugez.

Januzaj me Unitedin ka kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2018.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »