‘Jam lodhur së ngrëni mish njeriu’, kanibali vetëdorëzohet në polici

0

Ishte lodhur së ngrëni mish njeriu, kushti që u vetëdorëzua në polici duke marrë me vete edhe një pjesë nga “vakti” që hante.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Afrikën e Jugut, më konkretisht në Estcourt, në provincën e KwaZulu-Natal.

Kanibali, pasi u dorëzoi agjentëve pjesë nga njëra këmbë dhe nga njëra dorë e një gruaje, i çoi drejt banesës ku kishte mbetje të tjera njeriu, ndërsa nuk dihet ende nëse i përkasin vetëm një viktime apo dhe të tjerëve.

Krahas burrit i cili këtë të hënë u paraqit vetë në komisariat, u arrestuan edhe tre persona me moshë nga 22 deri në 32 vjeç, mes tyre edhe një kurues popullor, shkruan noa.al.

Por i dyshuari i policisë dhe të ndaluarit e tjerë do të dalin në gjykatë javën që vjen, ku pritet të bëhen verifikime lidhur me persona të zhdukur në mënyrë të mistershme në zonë.

Rastet e kanibalizmit janë të rralla, por në zona rurale të Afrikës së Jugut, besohen gojëdhëna lidhur me mjekësinë tradicionale, ku disa kurues i bindin “pacientët” e tyre se me përdorimin e pjesëve nga trupi i njeriut mund të kenë dobi fizike dhe psikologjike.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »