Jakupi mer pëlqimin e stafit të punëtorëve për drejtor në Sh.f “Muharrem Kadriu”

0

Selami Jakupit u.d të deritanishëm që ta udhëheqë këtë institucion arsimorë. Punonjësit e këtij institucioni arsimorë sot kanë patur mundësin që ta shprehin mendimin e tyre për drejtor të kësaj shkolle, ky kanë patur mundësin që të zgjedhin mes dy kandidatëve të cilët kanë konkuruar për këtë post, Selami jakupit dhe Vahidin Isenin, që të dy punonjës të kësaj shkolle.

Selami-Jakupi

Punonjësit e kësaj shkolle sot kanë votuar me vota të fshehta, gjatë procesit zgjedhorë kanë votuar gjithsej 86 punëtorë të kësaj shkolle, prej tyre të pavleshfshme 12 vota, Selami Jakupi ka marrë 58 vota ndërsa Vahidin Iseni 16 vota. Vlenë të theksohet se votimi i personelit të shkollës nuk është obligim ligjorë, por që është një përkrahje morale e kolektivit që i ipet personit i cili kandidon për drejtor të shkollës. Duke patur parasysh se mbi 50% e punëtorëve i kanë dhënë përkrahjen Selami Jakupit, një gjë të tillë do ta ketë parasysh gjatë votimit edhe këshilli i shkollës prej 9 anëtarve të cilët do të votojnë për zgjedhjen e drjetorit të shkollës. Këshilli i shkollës prej 9 anëtarëve të cilët janë të zgjedhur nga ana  e prindërve dhe mësimdhënësve, do ta marin edhe mendimin e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë dhe më pas rezultatet e votimit do t’ia dërgojnë Ministrit të Arsimit i cili e ka fjalën e fundit në këtë proces./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com