Jahjaga në bisedë telefonike me presidentin slloven për lirimin e Ramush Haradinajt
10:03 | 17 Qershor 2015

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është në kontakt të vazhdueshëm me kabinetin e presidenti Slloven, Borut Pahor, për të ndihmuar në lirimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Hajradinaj i cili u ndalua nga autoritetet sllovene në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar nga Serbia. auto_Atifete_Jahjaga-Borut_Pahor1434560250 Burime të lajmi.net brenda presidencës kanë bërë të ditur që kabineti i presidentes Jahjaga është duke përgatitur edhe një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në mes të Jahjagës dhe Pahorit në mënyrë që lirimi i Haradinajt të ndodhë sa më shpejt. “Kabineti i presidentes ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kabinetin e presidentit, Borut Pahori duke tentuar ta zgjidhin këtë situatë. Kabinetet janë duke u marrë edhe me aranzhimin e një lidhje telefonike në mes të presidentëve që për qëllim ka ndihmën në lirimin e Haradinajt”, tha ky burim për lajm.net. Haradinaj ishte ndaluar në aeroportin e Lubjanës në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar në vitin 2006 nga Serbia si i dyshuar për krime lufte.
Françeska Jaçe