Jahjaga në Beograd, pa simbole të Kosovës

0

Jahjaga në Beograd, pa simbole të Kosovës

Më 1 nëntor, Beogradi e pret një mysafire të veçantë: në kryeqendrën serbe është ftuar hiq më pak se presidentja e Atifete Jahjaga, duke shënuar rastin e parë që një shef shteti i Kosovës qëndron në Serbi.

Ftesën asaj ia bëri organizimi evropian i njohur me emrin Komisioni Trilateral.

Nga zyra e Jahjagës u konfirmua lajmi, ndërsa u tha se është duke u shqyrtuar shkuarja në Beograd.

Për analistët, ky është njëri ndër rastet më të mira të përfaqësimit shtetëror të Kosovës dhe atë në vendin ku kjo duhet më së tepërmi.

Por, Jahjaga në Beograd nuk do të përfaqësohet me simbolet e Kosovës. Prandaj, analisti Behlul Beqaj, thotë se në një samit ku janë ftuar liderët e Ballkanit perëndimor, presidentja e Kosovës nuk duhet të pranojë të përfaqësohet në mënyrë neutrale.

Por, një gjë e tillë, sipas organizatorit, nuk mund të ndodhë.

Drejtori për Evropë i Komisionit Trilateral, Paul Revay, tha me telefon për Klan Kosova se samiti mbahet në një hotel beogradas dhe se aty, sipas tij, asnjë shtet nuk guxon t’i paraqes simbolet e veta.

Se ky neutralitet që po kërkohet nga evropianët, nuk është i mirë për Jahjagën dhe Kosovën, e thotë edhe analisti Shpend Kursani.

“Presidentja nuk duhet me shku”, thotë ai.

Para samitit që mbahet më 31 tetor dhe 1 nëntor, në Beograd qëndron presidenti rus Vladimir Putin. Vizita e tij pritet të ndodh dy javë më herët, më 16 tetor. Një javë më pas, kryeqytetin serb e viziton edhe i pari i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama. /Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com