Jahjaga “lodh” ZDF-në, nuk thotë asgjë për atë që pyetet: Ia ndalin zërin, vazhdon të flasë “me veten”! (Video)

0

Shifrat e rritura në mënyrë alarmante të imigrimit të kosovarëve në Gjermani, janë bërë temë e rregullt e diskutimit në këtë shtet. Televizioni publik gjerman, ZDF, e kishte ftuar për një lidhje direkte presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në mënyrë që gjermanët të kuptojnë arsyet nga Prishtina, raporton KTV.

Atifetja

Gjithçka nisi mirë dhe me një buzëqeshje të lehtë të Jahjagës. Pas pyetjes së parë, Jahjaga nisi të tregojë se si Kosova ka përparuar shumë që prej shpalljes së pavarësisë së saj në çdo sektor. Tregoi se ndoshta pak të rinjtë po ndihen të izoluar, porse Kosova ka shumë të rinj të talentuar, yje futbolli e yje popi që mund të bëjnë shumë gjëra jashtë.

Ajo flet për arsye ndërkombëtare e vendore, mungesë investimesh dhe të ngjashme.

“Po, por Zonja Jahjaga”, insiston vazhdimisht prezantuesja e MorgenMagazin, Anja Hayde. Jahjaga nuk do të dëgjojë dhe flet vazhdimisht.

“Frau Jahjaga”, insiston disa herë prezantuesja, por asgjë. Vetëm kur presidentja ndjen se përfundoi atë që kishte për të thënë ndalet. Gazetarja e pyet se si nuk patën efekt miliardat e ndërkombëtarëve të investuara në Kosovë që njerëzit të rrinë atje.

“Po, por ne kemi dalë nga lufta”, nis përgjigjen Jahjaga.

Edhe pak sekonda e ZDF u lodhë. E falënderoi për lidhjen, por ia ndali sinjalin. Jahjaga vazhdoi të flasë me veten.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com