Jacobson e hedh vallën shqipe me këngën “Deri te Molla e Kuqe, kufiri Kosovës” (Video)

0

Ish-Ambasadorja e SHBA’së, Tracey Ann Jacobson ka vallëzuar nën tingujt e një kënge shqiptare me pretendime territoriale ndaj Serbisë. Video është postuar në rrjetet sociale nga një shqiptaro-amerikan, derisa Gazetën Express e ka sjellur atë të plotë – pa ndërhyrje.

Jacobson

Harry Bajraktari, biznesmeni i njohur shqiptar në SHBA, kishte organizuar një ndejë të madhe në fshatin Vranoc të Pejës për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA’së.

Aty kanë qenë të ftuar ministra, deputetë, kongresmeni Eliot Engel, por edhe Ambasadorja e SHBA’së në Kosovës, Tracey Ann Jacobson më bashkëshortin e saj.

Pas fjalimeve politike, Ambasadorja amerikane ka dalë të vallëzojë. Ka rastisur që kënga me të cilën ka vallëzuar Ambasadorja të jetë një këngë jo aq e përshtatshme për një diplomate. Bëhet fjalë për këngën “Deri të Molla e Kuqe kufiri i Kosovës…”, një këngë kjo me pretendime ekstreme terrioriale.

Ndryshe, në këtë video, përveç ministrave – një numër prej tyre të dyshuar për vepra penale, siç është Haki Shatri, shihen edhe disa kufoma politike – siç është rasti i Alush Gashit.

Videoja është hedhur në Youtube nga vetë Harry Bajraktari.

Ndiqeni videon në vazhdim për ta parë vallëzimin e Ambasadores me këngën “Deri të Molla e Kuqe kufiri i Kosovës…”./GazetaExpress/

https://

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com