Jackie Chan shokon me rrëfimin: Keqtrajtoja ish-bashkëshorten gjatë shtatzënisë
15:25 | 06 Dhjetor 2018

Ylli i filmit të arteve marciale, Jackie Chan në librin “Never Grow Up”, i nxjerr në shitje për herë të parë në gjuhën kineze në vitin 2015, rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostitutat gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm, transmeton lajmi.net.

E gjithë kjo sipas tij pasi fama ka ndikuar negativisht. Të gjitha paratë që i ka fituar i shpenzonte në lojëra të fatit dhe po ashtu pranoi se i kishte keqtrajtuar femrat, madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë.

Jackie Chan njihet për rolet e tij në shumë filma, shpesh është cilësuar si aktori i preferuar i shumë adhuruesve të rolit të tij madje ka fituar edhe çmimin Oscar./Lajmi.net/

Kristin Prengaj