Jabllanoviq kërkon falje (Video/Foto)

0

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, ka kërkuar falje për ofendimin që u bëri nënave gjakovare duke i quajtur “egërsira”.

JabllanoviqJabllanoviq ka deklaruar se  mund të jetë keqkuptuar, meqë sipas tij, nuk e ka pasur për qëllim t’a ofendoj askënd, raporton Indeksonline.

“Ne në këtë konferencë për shtyp shfrytzojmë rastin që t’u kërkojmë falje të gjitha atyre grave që në luftë të vitit 1998/1999, i anë humbur më të dashurit e tyre. Po ashtu dua të them se deklarata ime e më hershme nuk ka qenë në asnjë moment e drejtuar ndaj atyre, unë në asnjë moment as nuk i kam fyer e as nuk i kam lënduar ato gra, dhe nëse dikush prej tyre është ndier e fyer apo e lënduar, unë sot u kërkoj falje atyre”, ka thënë Jabllanoviq.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com