Ja si vetëvriten fëmijët gjatë lojës ‘Balena Blu’ (Video)
14:16 | 29 Maj 2017

‘Balena blu’ është loja famëkeqe e cila ka çuar drejt vetëvrasjes qindra fëmijë në Rusi dhe në Ukrainë. Së fundmi kanë dalë dhe pamjet që tregojnë se si 3 fëmijë hidhen njëri pas tjetrit nga një pallat dhe më pas bien poshtë dhe vdesin, ndërsa një i 4-t i filmon.

Kjo lojë psikologjike që luhet në internet ka shkaktuar kaos në të gjithë botën, duke bërë që ekspertët ndërkombëtarë të kibenetikës të nisin hetimit për zbulimin dhe më pas arrestimin e ideatorit të kësaj loje super të rrezikshme. Por si funksionon loja ‘balena Blu’ Loja e quajtur “Balena Blu”, është një media sociale online, administratorët e secilës vendosin sfida të ndryshme për përdoruesit të cilat zgjasin për 50 ditë. Këto sfida janë të shumëllojshme që nga dëmtimi i vetvetes, të parit të filmave horror, qëndrimit zgjuar deri në mëngjes, por me kalimin e kohës ato bëhen edhe më të rrezikshme. Ditën e 50, pasi menaxherët e programit arrijnë të manipulojnë karakterin dhe të nënshtrojnë krejtësisht viktimën e tyre shpirtërisht, udhëzojnë përdoruesin të kryejë vetëvrasje.
Aurela Hoxha