Ja si mund ta mësoni shumë beben tuaj duke luajtur me të

0

Në çdo moshë fëmija ka nevojë të argëtohet. Kjo do të jetë një nga mënyrat që do të ndihmojë atë të zhvillohet dhe rritet në mënyrë të shëndetshme.

Cilat janë aktivitetet që mund të bëni me fëmijën tuaj:

– Imitoni zërat që nxjerr bebi dhe mimikën (murmuritje, puthje, hapje të gojës, pasthirrma, shikim i pakënaqur). Qeshni edhe ju nëse foshnja fillon të buzëqeshë, duke i thënë “ti po qesh shumë bukur”.

– Këndojini këngë dhe lexojini bebit revista apo libra. Derisa bebet nuk i kuptojnë fjalët, ata nuk kuptojnë nëse i lexoni revista apo gazeta. Është toni i zërit tuaj dhe fjalët që gëzojnë bebin. Luani lojëra të thjeshta si “gjeje një lodër” (mbulo fytyrën me një rrobë dhe thuaji “gjeje kush është”), përsëriteni nëse bebi tregon interes.

– Ngadalë shtrëngoni duart e fëmijës dhe mblidhini ato. Mblidhjani dhe këmbët, ndërkohë që jeni duke kënduar një këngë, pastaj filloni një aktivitet, për shembull “ecja biçikleta”. Lëvizjani këmbët sikur bebi po i jep biçikletës.

– Prekni duart e bebit me një lodër të vogël (lodra pellushi) dhe nxiteni bebin të kapë lodrën.

– Ecni nëpër dhomë me bebin, duke prekur sendet dhe duke i vënë një emër. Qëndroni me bebin përballë pasqyrës, duke prekur dhe emërtuar tiparet e fytyrës: “buzët e bebit, buzët e babit, sytë e mamit, sytë e bebit”.

– Ngjitini bebit në krevatin e tij një pasqyrë ( me kusht që të jetë e sigurt, jo qelqi), në mënyrë që të mund të shikojë dhe t’i flasi vetes së vet .

– Bjerini një zileje afër bebit, pasi kjo do ta ndihmojë të gjejë se ku është vendosur burimi i tingullit.

Metoda praktike për lojën: 

Disa prindër duket sikur janë të lindur për të luajtur me fëmijët e tyre edhe pa bërë ndonje kurs apo pa lexuar shumë libra për rritjen e fëmijëve. Disa fëmijë duket sikur janë shumë të përgjegjshëm dhe të etur për të mësuar, por jo çdo skuadër prind-fëmijë mund të jetë e suksesshme.

Fushat për të cilat duhet të përkujdesemi dhe t’i nxisim, janë:

Shqisa e shijes

Shumë shpejt bebi do të fillojë të futi gjithçka në gojë. Mos ja ndaloni këtë fëmijës, përveç rasteve kur ajo është e dëmshme, helmuese ose shumë e vogël dhe ai mund ta kapërdijë.

Shqisa e nuhatjes

Në mjediset e shtëpisë, aparati i nuhatjes së fëmijës ka shumë punë për të bërë. Ai nuhat erën e qumështit, parfumin e mamit, pulën që po piqet. Nëse bebi nuk është tepër i ndjeshëm ndaj aromave, jepini mundësi atij të nuhasë aroma të ndryshme, që të fillojë të njohë mjedisin.

Shikimi

Më parë mendonim se i porsalinduri nuk shikonte, por sot ne e dimë se bebi fillon të mësojë me anë të shikimit. Ai duke pare dallon sendet nga njerëzit, sendet e ndryshme dhe njerëzit e ndryshëm, fillon të njohë gjuhën trupore, dhe të kuptojë çdo ditë e më shumë botën që e rrethon. Kur përgatisni dhomën apo vendin ku do të rrijë dhe flejë bebi, bëjeni këtë jo sipas qejfit tuaj, por duke zgjedhur lodra që stimulojnë shikimin e fëmijës. Zgjidhni kontraste të forta si bardhë e zi, ngjyra të forta dhe që shkëlqejnë, por mos e mbingarkoni vendin kur rri bebi, sepse ai mund të ngatërrohet dhe hutohet kur shikon shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Sendet që stimulojnë shikimin janë:

Rrotullueset

Të cilat varen 25 cm mbi krevatin e fëmijës, duke u vendosur në një anë të krevatit. Shpesh fëmijët preferojnë të djathtën.

Sende të lëvizshme, të cilat kalojnë në fushën e shikimit të fëmijës dhe e nxisin atë të ndjekë sendin me sy.

Sendet e palëvizshme

Fëmijët kalojnë shumë kohë duke vështruar sendet. Më të pëlqyeshmet janë format gjeometrike ose fytyrat. Ngjyrat e ndezura dhe me kontraste preferohen më shumë se ato të zbehtat.

Pasqyrat

Fëmijët i duan pasqyrat. Zgjidhni pasqyra plastike dhe jo prej xhami dhe vendosini pranë krevatit të fëmijës.

Njerëzit

Fëmijët janë të lumtur kur shikojnë fytyrat e njerëzve, prandaj ju dhe të afërmit e tuaj duhet të shpenzoni kohë duke qëndruar shumë afër bebit. Gjithashtu mund t’i tregoni fotografitë e njerëzve të afërm, duke i thënë se kush është secili nga ata.

Librat

Tregojini fëmijës piktura të thjeshta të njerëzve, kafshëve ose lodrave, duke i vënë emra. Vizatimet duhet të jenë të qarta dhe të përcaktuara mirë, pa shumë detaje.

Bota

Shumë shpejt bebi fillon të shikojë përtej hundës së vet dhe fillon të interesohet për botën. Kur dilni jashtë, tregojini gjthçka, pemët njerëzit, shtëpitë etj, por mos flisni pa pushim, se do ta mërzitni dhe ai do të humbasë përqëndrimin.

Dëgjimi

Me anë të dëgjimit bebi mëson gjuhën, ritmin, rrezikun, emocionet dhe ndjenjat për gjithçka në botë.

Stimulimi dëgjimor mund të vijë prej çdo burimi:

Zëri i njerëzve

Ky është lloji i zhurmës më ngacmues për bebin prandaj i flisni, këndoni ninulla, tregojini përralla, imitoni kafshë, sidomos ato të cilat bebi i dëgjon shpesh. Luani duke ju përgjigjur fëmijës me tingujt e tij, pra duke e imituar.

Tingujt e shtëpisë

Shumë bebe ndjejnë një melodi të lehtë, zhurmën e fshesës me korent, fishkëllimën e ibrikut, fishkëllimën e erës, zhurmën e ujit që rrjedh, fëshfërimën e letrës etj, megjithëse disa prej tyre mund të jenë të frikshme më vonë për të. /pernenat.al/.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com