Ja sa kushton nusja “me letra” në Hungari!

0

Ja sa kushton nusja "me letra" në Hungari!

Prokuroria e shtetit hungarez ka filluar një hetim kundër një çifti, përkatësisht kundër një qytetari të Serbisë dhe një qytetareje të Hungarisë.

Ata dyshohen se kanë krijuar rrjet për aranzhimin e martesave në mes të qytetarëve të Serbisë dhe të Hungarisë për marrjen e lejeve të punës në Bashkimin Evropian.

Sipas mediave hungareze, hetimi është zgjeruar për 24 njerëzit që dyshohet se kanë marrë pjesë në nënshkrimin e të paktën 200 martesave.

Autoritetet hungareze filluan të dyshojnë kur në Agjencinë e Emigracionit filluan të vinin nga 30 ekstrakte të martesave në ditë ndërmjet hungarezeve dhe serbëve.

Burrat shpesh ishin nga Serbia jugore, ndërsa “nuset” e vendeve kufitare në Hungari. Hetimi tregoi se ka pasur kryesisht martesa fiktive.

“Bashkëshorti” nga Hungaria ka marrë deri në 1,800 euro, transmetojnë mediat serbe.

“Bashkëshortët” kanë jetuar në adresa të ndryshme dhe martesat ishin vetëm për marrjen e lejeve të punës, kryesisht në Gjermani dhe Austri.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com