Ja pse s’duhet të pini duhan gjatë shtatzënisë

0

Gratë të cilat pinë duhan gjatë shtatzënisë mund të ndryshojnë ADN-në e foshnjave të tyre, kanë zbuluar shkencëtarët.

Shkencëtarët analizuan ADN-në e më shumë se 6,000 nënave në botë, si dhe ADN-në e fëmijëve të tyre të porsalindur.

13% e nënave në studim raportuan se kishin pirë duhan pothuajse çdo ditë gjatë shtatzënisë, transmeton Gazeta Express.

Rezultati tregoi se fëmijët e nënave që kishin pirë duhan gjatë shtatzënisë kishin ndryshuar ADN-në, duke ndikuar kështu edhe në funksionimin e gjeneve.

Rreth gjysma e këtyre gjeneve luajnë një rol të rëndësishëm në mushkëri dhe në sistemin nervor, kancerë të shkaktuar nga duhani dhe defekte në lindje

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »