Ja pse nuk duhet të përdorni shumë krem kundër diellit

0

Përdorimi i tepërt i kremit kundër diellit, largon mundësinë e marrjes shtesë të Vitaminës D, thotë një studim i fundit.

Studimi thekson se tre të katërtat e popullsisë amerikane kanë mungesë të Vitamës D, duke përshirë edhe 95 për qind të afrikano-amerikanëve, transmeton portali arbresh.info.

Kjo është një rritje dramatike që nga vitet e hershme të të 90-tave, kur më pak se gjysma e vendit kishin nevojë për shtesa të Vitaminës D.

Studimet e shumta kanë theksuar se mangësia e kësaj vitamine vjen ngase njerëzit kalojnë shumë kohë brenda në shtëpi.

Por sipas një studimi të fundit, kremi kundër diellit pamundëson përfitimet që mund të marrë njeriu nga rrezet e diellit.

Studiuesit kanë theksuar se përdorimi i tepërt i kremit kundër diellit largon mundësinë e përfitimit të Vitaminës D në mënyrë natyrale.

Profesor Dr. Kim Pfotenhauer, nga Universiteti Touro, Kaliforni, tha se ‘njerëzit kalojnë shumë pak kohë në diell dhe kur dalin jashtë përdorin krem kundër diellit’.

Sipas tij kjo anulon aftësinë e trupit për të prodhuar Vitaminën D.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com