Ja pse duhet të pini ujë menjëherë pasi të zgjoheni

0

Nuk ka dyshim se uji është një nga pijet më të mira. Gjithashtu është një fakt i njohur se 2/3 e trupit të njeriut është ujë – dhe se uji është esencial për mbijetesën tonë.

Një zakon i thjeshtë, që përfshin pirjen e ujit, mund të përmirësojë shëndetin tuaj në shumë nivele, nëse e bëni atë çdo ditë.

E gjitha çfarë duhet të bëni është të pini një gotë ujë menjëherë posa të zgjoheni, transmeton Gazeta Express.

Gjëja më e mirë që mund të bëni kur të zgjoheni nga gjumi është të pini minimum 500ml ujë. Uji përshpejton metabolizmin tuaj, hidraton trupin, e ndihmon trupin t’i hedhë jashtë helmet, i jep trurit ‘karburant’ dhe ju ndihmon që të hani më pak.

Në Japoni, ekziston një praktikë e lashtë ku njerëzit pinë dy gota ujë menjëherë pasi të zgjohen. Ata thonë se kjo praktikë shëron shumë sëmundje, duke përfshirë kancerin.

Dhe kjo mund të jetë e vërtetë, pasi si popull, japonezët jetojnë më së gjati. Aktualisht, në Japoni jetojnë rreth 50,000 njerëz të cilët janë më të vjetër se 100 vjeç.

Disa arsye më shumë pse duhet të pini ujë sapo të zgjoheni është se lëkura do t’ju shkëlqejë, qelizat do të restaurohen, do të humbni peshë nëse keni peshë të tepërt dhe do të trajtoni shumë sëmundje.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com