Ja përse asnjëherë nuk duhet ta pastroni veshin me pastruese pambuku
08:35 | 11 Maj 2019

Pasi personi në fjalë u dërgua në spitalin e Coventry, ai u dërgua për një analizë truri që ta zgjidhin enigmën. Më pas, mjekët zbuluan dy abcese të mbushura me qelb në trurin e tij, transmeton lajmi.net.

Shkaku? Një copë e pambukut u gjet e vendosur thellë brenda veshit të majtë.

Si rezultat, edhe nervat e fytyrës mund të preken nga kjo, duke shkaktuar dridhje të pashpjegueshme. E njohur si otitis externa malinje, ajo zakonisht vërehet më shumë tek të moshuarit. Në raste të rralla, mund të jetë fatale.

Është një shembull ekstrem, por pastruesit prej pambuku mund të shkaktojnë një sërë problemesh, duke përfshirë infeksionet, dëmtime në timpanin e veshit dhe tringëllimë në veshë.

NHS, GP dhe madje edhe prodhuesit paralajmërojnë kundër gërmimit brenda veshit me pastruesit e pambukut – por miliona ende bëjnë këtë veprim.

Dylli vepron si një filtër, duke eliminuar pluhurin dhe papastërtitë. Gjithashtu, ajo heq ujin, lubrifikon rreshtimin delikat të veshit dhe, duke qenë pak acidik, vret bakteret. /Lajmi.net/

Alesia Bami