Ja për çfarë shërben uji në organizmin tonë

0

Uji është një pije e cila nuk duhet të mungojë në organizmin tonë, është e rëndësishme që gjatë ditës ne të marrim masën e duhur të ujit, në mënyrë që të kemi një organizëm sa më të shëndetshëm.

foto (1)

Njerëzit nëpër botë nuk e dinë sasinë e ujit që duhet të konsumojnë gjatë një ditë, madje dhe në Britani vetëm 4% e doktorëve janë shprehur se pacientët e dinë se sa litra ujë duhet të pijnë gjatë një 24-orëshi.

Sipas një studimi të realizuar rezulton se gjatë ditës është e rëndësishme që femrat të konsumojnë 1.6 litra ujë, që është e barabartë me tetë gota, ndërsa meshkujt për dy litra, ose e barabartë me dhjetë gota ujë.

Lodhja, kokëdhimbja apo përqendrimi i ulët në punë janë vetëm disa nga shenjat e dehidratimit. Ekspertët kanë njoftuar se edhe lëngjet e freskëta dhe qumështi shërbejnë kundër dehidratimit, pasi përmbajnë proteina dhe kalcium.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com