Ja fshati më misterioz dhe më i pasur në botë (Foto)

0

Ja fshati më misterioz dhe më i pasur në botë (Foto)

Huaxi llogaritet të jetë fshati më i pasur në botë, e cili u krijua në vitin 1961 brenda eksperimentit social, të krijuar nga një popullsi socialiste, e cila gjendet në Kinë.

Banorëve të fshatit u është ndaluar për të biseduar me të huajt apo gazetarët. Prandaj banorët e këtij fshati janë milionerë dhe kanë disa privilegje të veçanta, të tilla si kujdesi shëndetësor, arsimin, shtëpitë luksoze, makina dhe rreth 250,000 dollarë në llogaritë bankare të gjitha falas.

Në fshat gjendet edhe parku i famshëm “Park World” një kopje nga ndërtesat më të famshme nga e gjithë bota.

Numri i saktë i banorëve të këtij fshati nuk është i njohur, por sipas raportit të “AP”, ka “dhjetëra mijëra”, ndërsa në faqen zyrtare turistike, shkruhet se ata janë 350.000 njerez.

Por jeta në Huaxi nuk është aq idilike, si pretendojnë banorët këtij vendi. Dyshohet se ata punojnë shtatë ditë në javë, shpesh në objekte industriale. Këtu ekziston një hierarki strikte në mes të 2000 banorëve të regjistruara të fshatit dhe bijve të familjeve që u vendosën këtu në mes e shekullit të kaluar.

2000 banorë e parë të regjistruar thuhet se sundojnë në fshat, jetojnë në vila të njëjta luksoze, makina luksoze dhe marrin vaj falas, si dhe 250.000 dollarë në bankë, transmeton TetovaSot.

Lojërat e fatit dhe droga janë rreptësisht të ndaluara, nuk ka bare, klube, kafene internet, restorante apo karaoke.

Nëse dikush dëshiron të largohet nga fshati Huasi, ai nuk mund të merr asnjë dollar nga pasuria e tij apo prona e tij.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com