Ja emrat e 25 shqiptarëve në anijen e përfshirë nga flakët

0

Ja emrat e 25 shqiptarëve në anijen e përfshirë nga flakët

Anija “Norman Atlantic” kishte destinacion Ankonën dhe në të udhëtonin 411 pasagjerë dhe 55 anëtarë të ekuipazhit.

Pasagjerët e tragetit italian të përfshirë nga flakët po përjetojnë tmerr me sy, ndërkohë që mundohen të shpëtojnë të gjallë nga kjo tragjedi. Mes 478 personave që ndodheshin në bord, mësohet se mes tyre janë edhe 25 shtetas shqiptarë. Prej ngjarjes së ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, 170 pasagjerë mundën të shpëtonin prej saj, ndërkohë që pjesa tjetër lutet për ndihmë.

Emrat e shqiptarëve në bordin e anijes janë: K.Zhuri, P.Zhuri, A.Zhuri, A.Skendaj, J.Qerama, X.Parangoni, L.Ndreu, R.Mane, S.Kolekaj, B.Kazo, V.Kane, G.Gega, F. Cuci, H. Cuci, Riza Cela, Leopard Beqiraj, Enkelejda Beqiraj, Aleksandër Beqiraj, R.Aliko, D.Aliko, S.Aliko, H.Cukja, S.Qendro, A.Pashaj, D.Sejko.

Emrat e shqiptareve ne Anije

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com