Ja çfarë ndodh me ata që e fillojnë punën herët

0

Nuk ka rëndësi se sa vonë ju punoni në zyrë, menaxheri dhe shefi juaj do të vlerësojë atë më të hershmin që ka filluar punën.

Ky është studimi i fundit i përfunduar nga Universiteti i Washingtonit. Hulumtuesit kryen një eksperiment më 149 çifte të mbikëqyrësve dhe të punësuarve. Menaxherët vlerësuan gjithë orët e punës duke marr çdo gjë në konsideratë për secilin pjesëmarrës.

Ndërkaq si përfundim i këtij studimi doli të jetë se mbikëqyrësit perceptuan punonjësitë e vonshëm të zyrës, si punëtor më pak të ndërgjegjshëm, njofton Klan Kosova.

Këto perceptime nuk sjellin aspak ndryshime edhe nëse punëtorët e vonshëm punojnë në numër të njëjtë të orëve sikurse të tjerët.

Sipas studimit edhe punëtorët duhet të krijojnë stilin e veçantë të tyre të punës. Mbikqyrësit gjatë këtij hulumtimi asnjëherë nuk menduan negativisht për punëtorët që startonin punën e tyre në zyrë për të paktën 15 minuta më herët madje punëtorët e hershëm i konsiderojnë si tejet pozitivë, shkruan Lifehacker

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com