Ja çfarë ka bërë Kina për njerëzit që qëndrojnë në telefon edhe në rrugë
20:50 | 09 Nentor 2018

Sinjalet janë ndërtuar në tokë, duke bërë të mundur që ‘këmbësorët t’i shohin përgjatë mbajtjes së shikimit poshtë, transmeton lajmi.net.

Këto drita do mund të identifikohen edhe në një largësi prej një metër larg.

Struktura e re e sigurisë rrugore është instaluar në disa kalime rrugore në qytetin e Chengde.

Policia rrugore e Chengde tha në një deklaratë për rrjete sociale se katër grupe të sinjaleve tokësore janë vendosur në çdo kalim, dhe secili grup përbëhet nga 16 drita LED që përshkojnë trajektoren e një linje zebër.

Siguria e trafikut rrugor mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjes dhe një nga problemet sociale më të ndjeshme në Kinë.

Përafërsisht 260,000 njerëz vdesin çdo vit si rezultat i aksidenteve rrugore në Kinë – në krahasim me 1.25 milionë njerëz në mbarë botën – sipas një raporti të 2016 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./Lajmi.net/

Alesia Bami