Ja çfarë i bën zemrës tuaj konsumimi i vetëm 2 gotave verë përgjatë ditës
22:15 | 10 Janar 2019

Dëshmitë tashmë ekzistojnë, të cilat tregojnë që konsumi i tepruar i alkoolit rrit rrezikun e zhvillimit të rrahjeve të parregullta të zemrës, transmeton lajmi.net.

Dhe, tashmë shkencëtarët kanë gjetur se dy gota verë në ditë është e mjaftueshme për të dëmtuar sinjalet elektrike që kontrollojnë ritmin e organit.

Studiuesit kanë nxjerrë tani fotografi që tregojnë dallimin mes zemrave të atyre që konsumojnë çdo ditë alkool dhe atyre që konsumojnë sasi ‘të moderuara’.

Gjendja ngre rrezikun për të pasur një goditje në tru apo dështim të zemrës, duke nënkuptuar që zakonet e pijes mund t’i sjellin probleme zemrës në të ardhmen. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella