JA ÇFARË DUHANI PINI: Arsenik dhe helm për minj fusin në cigare!

0

duhani

Numri i të rinjve të cilët cigaren e parë e kanë filluar para moshës 18-vjeçare është gjithnjë në rritje, ndërkaq shumica e tyre as që janë të vetëdijshëm se sa e rrezikojnë shëndetin e tyre, thonë ekspertët.

Shumica e duhanpirësve të rinj nuk e kuptojë se sa shpejt kjo shprehi mund t’i çojë deri në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru diabetit, sëmundjeve të mushkërive, si edhe të disa llojeve të kancerit, transmeton Telegrafi.

Mesatarisht një cigare përmban më shumë se 600 përbërës të ndryshëm, ndërkaq tymi i tyre prodhon mbi 7.000 kimikate, 93 prej tyre në mënyrë të veçantë janë mjaft toksikë dhe rrezikojnë shëndetin.

Ndër përbërësit e rrezikshëm në disa cigare gjenden madje edhe helmi kundër minjve dhe arseniku, shprehet dr. Kurt Ribisl nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA, gjatë një interviste të dhënë për prestigjiozen “Reuters”.

Futja e arsenikut në organizëm gjithsesi mund të jetë i dëmshëm dhe çon në zhvillimin e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, madje edhe në helmim.

Para se ndezësh një cigare që ka një temperaturë prej 950 gradë celsius, shiko vetëm disa prej helmeve që përmban: aceton (lëng i pangjyrë, i avullueshëm), acid acetik (uthull), amoniak (lëng pastrues i tretshëm në ujë), arsenik (komponent herbicidesh), benzol (avull vaji), kadmium (bateri), dioksid karboni, tetraklorid karboni, ddt (insektcid), hidrokarbur cianid hidrogjeni, methanol, nikotinë, acid nitrik, polonium-210 (mbetje radioaktive), acid sulfurik, radon, etj.

“Shumë njerëz kërkojnë informacione për përbërësit e duhanit, por nuk kanë ku t’i gjejnë”, thotë dr. Reinskje Talhout, nga Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin tek Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit në Holandë.

“Nëse njerëzit do të dëgjonin rreth këtyre përbërësve, do të shokoheshin”, shton ajo.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com