Ja çfar uji shërbehet në Konçul (Foto/Video)
19:09 | 24 Korrik 2018

BujanociNet ka raportuar për ankesën e qytetarëve për ujësjellësin i cili po ju shërbehet banorëve të fshatit Konçul, andaj pamjet flasin vetë nuk ka nevoj për koment, ndërsa ankesa e qytetarëve vazhdon edhe më tutje në pagesën e ujit i cili lere se nuk është i pishëm por nuk është as i shëndetëshem për higjienën e qytetarëve, ku edhe më tutje vazhdojn të paguajn kostot e ujësjellësit të cilin nuk po munden ta shfrytëzojn në kushtet e nevojshëme përpos ujitjes.
 

Sipas banorëve të fshatit Konçul, ujësjellësi nuk është i shëndetëshëm qysh nga muaji Mars i vitit 2016, kur edhe kishte dalur nga shtrati lumit Morava e Binçës e cila ndanë në dy pjesë fshatin Konçul, dhe rrethon të gjitha puset të cilat shërbejn për ujësjellësin e fshatit Konçul, kur atëher ishte edhe kryetar Nagip Arifi, i cili për BujanociNet kishte deklaruar se vërshimet kan arritur në pikën kritike ku menjëher pas vlersimit të dëmeve dot intervenohet në të gjith Komunën e Bujanocit, e edhe në fshatin Konçul dot të intervenohet në ujësjellësin e fshatit, Z. Arifi tregoj se edhe vet ishte atë kohë në teren duke par nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, dhe qysh nga atëhere nuk është ndërmarrur ndonjë rast konkret për intervenimin në ujësjellësin e fshatit Konçul, pasi që banorët që nga ajo kohë për qdo dit e shfrytëzojn për të ujitur duke menduar se me këtë procedurë do të pastrohet bazeni i cili ndodhet mbi fshatin Konçul dhe tubet të cilat e sjellin ujin në fshat.

Ndërsa muajin dhjetor të vitit 2015, ishte tentuar hapja e puseve tjera për të shtuar kapacitetet e ujësjellësit në fshatin Konçul, pasi që ishte paraparë që ujësjellësi i fshatit Konçul gjithmon do të i sillte problem banorëve pasi që puset ishin të rrethuara nga lumi Morava e Binçës e cila kalon nga dy anët e puseve, por nuk ishte gjetur ujë në ato tentime të cilat ishin bër në atë kohë, për hapjen e puseve të reja.

Ndërsa tani nga fotografit dhe videot të cilat mund të i shihëni edhe ju vetë të cilat banorët i kan dërguar redaksis së BujanociNet, mund të shihëni se çfarë uji ju shërbehet banorëve të fshatit Konçul dhe ju kërkohet të paguhet, ndërsa punojsit e NP Komunalija në fshatin Konçul në kushte anonime për redaksin e Bujanoci.Net ku redaksia ju kishte bër pytja se a po paguhet shërbimi i këtij ujësjellësi, ata kishin deklaruar se tepër po paguhet çfar uji po ju shërbejmë banorëve të fshatit Konçul, ndërsa edhe punojsit kishin deklaruar se kemi bër shum herë kërkesë në NP Komunalija për intevenime në përmisimin e ujësjellësit në fshatin Konçul por asnjëher nuk është dhën një premtim që në një të ardhme të afërt dot intervenohet, kur dihet se sezona verore do të vinë me qindra bashkatdhetarë në fshatin Konçul, për eventin “Takimet e vendlindjes” të cilat jan lajmruar se do të mbahen dhe kan komfirmuar shumë Konçulas se do të jenë prezent por burimin kryesorë të jetës nuk do ta kenë në shërbim pasi që ai nuk është i shëndetëshëm as për higjien e lere për tu pirë, ku edhe është bër njoftimi i banorëve të fshatit Konçul, për mos ta shfrytëzuar ujësjellësin për të pirë pasi që është i rrëzikshëm për shëndetin./BujanociNet/

Aurela Hoxha