Ja 6 kushtet e BE-së që duhet t’i plotësojë Serbia

0

Marrëveshja për Gjyqësorin e nënshkruar të martën në Bruksel nuk mjafton për hapjen e kapitullit 35, që i kushtohet Kosovës në negociatat e Serbisë e të Bashkimit Europian.

Serbia-Europa

Siç shkruan sot gazeta e Beogradit “Blic”, janë edhe gjashtë detyrime të tjera nga marrëveshja e Brukselit që deri më tani nuk janë plotësuar.

“Blic” shkruan se duhet arritur marrëveshja për Asociacionin serb të Komunave, për prefiksin e Kosovës, duhet biseduar për energjetikën, përkatësish EPS-në dhe Liqenin e Gazivodës, për vendkalimet e përhershme kufitare, duhet marrëveshje për mbrojtjen civile dhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Kapitulli 35 që i kushtohet Kosovës, sipas Gjermanisë duhet të jetë kapitulli i parë në negociatat Serbi-BE. Ndërsa si kusht për hapjen e këtij kapitulli është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com