Italianët zbulojnë "motorin" e kancerit
12:12 | 09 Janar 2018

Një ekip kërkimor, ka individualizuar motorin e qelizave në shumë forma të kancerit.

Një grup kërkimor shkencor nga Universiteti i Columbias në Nju Jork, i udhëhequr nga italiani Antonio Iavarone, ka zbuluar “gjeneratorin e energjisë” të tumoreve. Është një “drogë” e vërtetë për masat kanceroze, një motor molekular nga i cili dalin “rimbushje” të vazhdueshme. Studimi, i botuar në revistën “Nature”, do të lejojë luftën kundër kancerit nëpërmjet përdorimit të barnave ekzistuese. Përveç Iavarones, një nga më të famshmit mjekë italianë të larguar jashtë vendit, janë pjesë e grupit me bazë në Nju Jork edhe italianët e tjerë: Anna Lasorella (studiuese në Columbia), Stephen Pagnotta, Luciano Garofano dhe Luigi Cerulo (i cili punon midis Kolumbisë dhe Universitetit të Sannio në Benevento). Prova e parë për ekzistencën e një mekanizmi tumorit të “ngarkuar energjisë” daton në vitin 2012. Në atë kohë, Iavarone, së bashku me Anna Lasorella, kishte identifikuar një proteinë që nuk ekziston në natyrë dhe që ka lindur nga bashkimi i dy proteinave të tjera , i quajtur FGFR3 dhe TACC3. Gjithë faji i një proteine - Nga analiza laboratorike, rezultoi se proteina ishte duke vepruar si një lloj “droge”, në gjendje për të shkaktuar kancerin, për ta ushqyer dhe ta lidhë atë në vetvete, duke e bërë krejtësisht të varur. Mekanizmi ishte vërejtur në tumorin më agresiv të trurit, glioblastomë dhe dyshohej se ajo mund të bazohej në shumë forma të tjera të kancerit. Pas pesë vitesh erdhi konfirmimi: “Tani e dimë se ky bashkim gjenetik, është një nga më të shpeshtat në të gjitha format e kancerit”, shpjegoi Iavarone. “Është një fenomen i përgjithshëm dhe kanë nisur tashmë në Francë eksperimentet e para të ilaçeve që mund të bllokojnë bashkimin e gjeneve, – tha shkencëtari. – Është e mundur të pohohet, sepse tani është i njohur mekanizmi që ushqen motorindhe që është i lidhur me funksionimin e njësive energjetike të kontrollit të energjisë së qelizave”. /GSh
Aurela Hoxha