Italia legalizon kanabisin

0

Megjithëse në shumë vende të botës është ende i paligjshëm, përdorimi i kanabisit është evident, pavarësisht masave shtrëngese që ka marrë policia.

Mariuana

Një propozim i veçantë ka ardhur nga një grup deputetësh në Parlamentin italian, të cilët kërkojnë legalizimin e kanabisit si për konsum ashtu edhe për kultivim personal, por edhe për shitje në sasi të vogla në dyqane të specializuara, të cilat do të orientohen nga një monopol i drejtuar nga shteti.
Projektligji u propozua në parlament më 15 korrik. Aktualisht, në Itali, shitja dhe përdorimi i kanabisit është ende është ilegal. Projektligji i propozuar në 15 korrik ka një të veçantë që e bën atë më “solid” nga të tjerët. Ai është fryt i një pune të një intergrupi parlamentar të përbërë nga 113 deputetë dhe është përkrahur nga 218 parlamentarë.

Projektligji parashikon kufij shumë të ngushtë për posedim dhe kultivim personal të kanabisit, por lejon edhe krijimin e “dyqaneve” të specializuar për tregtimin e tij, të cilët do të jenë të orientuar nga një monopol shtetëror (siç është gjerësisht në Kolorado, në SHBA, prej një viti e gjysmë). Kreu i këtij intergrupi është Benedetto Della Vedova, i cili mes të tjerash ka qenë president i Radikalëve dhe ish-deputet i “Futuro e Libertà” dhe sot është senator i Grupit Misto dhe nënsekretar i Punëve të Jashtme. Intergrupi është i përbërë kryesisht nga Parlamentarë të Partisë Demokratike, të SEL dhe të lëvizjes 5 Yjet (5 Stelle). Asnjë nga parlamentarët që bëjnë pjesë në këtë intergrup, nuk i përkasin par- tive të qendrës së djathtë (Forza Italia, Lega Nord e Nuovo Centrodestra). Sipas ANSA-s propozimi i ri mbi legalizimin e kanabisit është konfirmuar edhe nga parlamentarët e Forza Italia dhe Scelta Civica.

Çfarë parashikon projektligji i ri për kanabisin

Sipas projektligjit të propozuar nga 113 deputetë, të gjithë të rriturit mbi 18 vjeç mund të përdorin sasi të vogla kanabisi për arsye kurative. Ky projektligj parashikon që sasia të jetë 15 gramë në shtëpi dhe 5 gramë jashtë shtëpisë. Ndërsa për minorenët është e ndaluar rreptësisht përdorimi i kanabisit. Sipas projektligjit të propozuar do të jetë e mundur që të kultivohen në shtëpi deri në pesë bimë kanabisi dhe produkti i tyre të mbahet nga kultivuesi, duke bërë thjesht një komunikim me instancat shtetërore të parashikuara në projektligj, të cilat do ta kenë monopol shitjen e tij. Prandaj, kultivuesi ka të drejtë ta mbajë produktin e rritur në shtëpi, por jo ta shesë atë. Sipas projektligjit, të rriturit mbi 18 vjeç, rezidentë në Itali, do të lejohet që të kultivojnë kanabis në formën e shoqatave jofitimprurëse deri në 50 anëtarë. Pra maksimumi i bimëve të kultivuara është 250 rrënjë, 5 bimë për çdo anëtar. Po sipas këtij projektligji lejohet kultivimi i kanabisit për arsye terapeutike.

Ai do të tregtohet në farmaci të veçanta që do të tregtojnë vetëm kanabis. Këto farmaci do të kenë një procedurë të parashikuar në ligj se ku do ta marrin kanabisin, në çfarë sasish do ta shesin dhe çfarë përshkrimi do t’i japin produktit për përdorim. Përmes autorizimit, të gjithë të rriturit do të kenë mundësi ta kultivojnë kanabisin ose të punojnë me të. Ai do të shitet në dyqane të veçantë, të cilët do të furnizohen dhe do të marrin licencën nga Monopoli shtetëror. Ky projektligj i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edhe ndërgjegjësimit të njerëzve për të mos konsumuar droga. Të ardhurat e parashikuara nga legalizimi i kanabisit do të shfrytëzohen në masën 5 për qind për të financuar “Fondin Kombëtar për luftën ndaj drogës”. Sipas propozimit të bërë nga deputetët, legalizimi i kanabisit do të ketë edhe kufizime.

Ai nuk do të konsumohet kudo. Nuk do të lejohet të konsumohet kanabis në asnjë vend publik. Jo vetëm në vendet e mbyllura, por as në vende të hapura, dhe as në parqe nuk do të lejohet përdorimi i kanabisit. Ai mund të konsumohet nga të rriturit vetëm në ambiente private. Nëse ky projektligj miratohet në Itali, do të sjellë edhe ndryshime në Kodin Rrugor, pasi do të jetë e ndaluar dhënia e makinës nën efektin e kanabisit. Projektligji parashikon sanksione të rënda, të cilat do të parashikohen në Kodin Rrugor, për ata që kapen duke i dhënë makinës ndërkohë që kanë konsumuar kanabis.

Çfarë thotë ligji aktual

Në të shkuarën, janë bërë propozime të ndryshme për legalizimin e kanabisit, duke prekur reforma të natyrave të ndryshme në shumë vende evropiane. Por në Itali, ky veprim legjislativ u nxit pas refuzimit të ligjit të quajtur “Fini-Giovanardi”. Ligji i fundit që kaloi lidhur me këtë temë në ishte ai i shkurtit të vitit 2014 nga Gjykata Kushtetuese. Përdorimi i kanabisit për qëllim kurues është i paligjshëm në Itali, ndërkohë që është i ligjshëm përdorimi i tij për qëllime terapeutike, megjithëse në sasi shumë të limituara. Para një viti e gjysmë, ligji në fuqi në lidhje me rregullimin e narkotikëve i konsideruar si “Fini-Giovanardi”, degjeneroi shumë diskutime kur u miratua në vitin 2006. Ligji, nuk parashikonte dallime mes drogave të lehta dhe atyre të rënda dhe u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese në shkurt të vitit 2014 për shkak të procesit të ndërlikuar të miratimit të tij në vitin 2006.Pas rrëzimit të tij është kthyer në fuqi të ligji “Testo Unico 309” i vitit 1990 i ashtuquajturi “Iervolino-Vassalli” nga emrat e dy nxitësve të tij, Ministri për Çështje Sociale, Rosa Russo Iervolino, kristian demokrate, dhe Ministri i Drejtësisë Giuliano Vassalli, socialist.

Iervolino dhe Vassalli theksuan se përdorimi personal i drogës, si të lehta dhe të rënda, është një krim dhe parashikon ndëshkime me karakter administrativ (një referendum promovuar nga Radikalët e miratuar në vitin 1993 me 55 për qind të votave shfuqizoi dënimin me burg për përdorim personal të drogave). Prodhimi dhe trafikimi i narkotikëve dënohen me dënime të ndryshme dhe shlyen për burgim, por të dyja periudhat ndryshojnë sipas dallimin midis drogave të lehta dhe drogave të forta. Dallimi në mes drogave të lehta dhe të rënda, është bërë në bazë të tabelave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas ligjit “Fini-Giovanardi”, i cili nuk e bënte këtë dallim në rast të arrestimit për përdorim dhe trafikimit të drogës dënimet shkonin 6-20 vjet: në praktikë, dënimi minimal për një tregtar të kapur me një sasi të vogël kanabisi, u rrit nga 2 deri në 6 vjet dhe pothuajse gjithmonë dënimet jepeshin me burgim. Rezultati ishte shumë serioz sidomos në aspektin e mbipopullimit të burgjeve.

E drejta për prodhim vetjak të kanabisit

Projektligji njeh të drejtën e kultivimit të kanabisit për qëllimin e vetëm të konsumit personal. Çdo qytetar, që është rezident në Itali me njoftim në prefekturën e qytetit të tyre, ka të drejtë të rritë deri në 5 bimë kanabis femra (ato që përmbajnë përbërës aktiv THC). Kultivimi mund të kryhet vetëm në shtëpinë e tij, dhe jo në hapësirat publike apo prona të tjera. Po sipas këtij projektligji ndalohet çdo shitje e kanabisit të prodhuar në shtëpi palëve të treta, madje edhe falas. Tregtimi i tij do të jetë vetëm monopol i shtetit.

Shoqatat e kultivimit të kanabisit (CSC)

Projektligji gjithashtu ofron mundësinë për të krijuar shoqata të konsumit privat, në vazhdën e klubeve të kanabisit social (CSC) tashmë të përhapura në Spanjë. Këto janë klube që mund formohen nga një maksimum prej 50 anëtarëve, mbi 18 vjeç dhe rezidentë në Itali. Secili klub do të ketë të drejtën për të prodhuar një numër të bimëve të kanabisit të përshtatshme për përdorimin vetëm të anëtarëve të saj. Atyre nuk u lejohet që të kenë asnjë fitim nga kultivimi i kanabisit. Për hapjen e këtij klubi kanabisi, ose shoqate, anëtarët do të kërkojnë leje përmes një kërkesë prefekturës lokale, e cila do të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e shoqatës dhe do të respektojë të gjitha kushtet e statutit të shoqatës. Është vendosur që të zbatohet parimin i pëlqimit të heshtur: nëse brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës nga ana e autoriteteve nuk merret ndonjë njoftim për të kundërtën, klubi mund të konsiderohet i autorizuar për të filluar biznesin tij.

Shitja e kontrolluar e kanabisit për privatët

 

Projektligji parashikon edhe shitjen me pakicë të kanabisit. Shitja do të jetë e mbrojtur nga monopoli i shtetit, në një mënyrë të ngjashme me atë që ndodhi për cigaret. Por, do të vijojë të jetë e ndaluar importi dhe eksporti i kanabisit. Prodhimi i tij do t’i besohet organizatave të prodhuesve (duke përfshirë edhe ato private), që do të lejohen nga shteti për të kultivuar kanabis. Shitja e kanabisit do të vazhdojë të jetë e nevojshme për të ruajtur gjurmueshmërinë e plotë të zinxhirit të prodhimit, të monitorimit të niveleve të THC, përmbajtjes etj. Shitja duke qenë e kontrolluar, shteti ka mundësi që të përzgjedhë farat e kanabisit që kultivohet dhe varieteteve të miratuara nga Autoriteti Shtetëror të Këshillit. Kanabisi me pakicë nuk do të shiten në dyqanet e duhanit, por në qendrat e autorizuara të shitjes vetëm për këtë aktivitet.

Zëri kundër

Gjatë diskutimeve kur u prezantua projektligji për legalizimin e përdorimit dhe të kultivimit të kanabisit shumica e parlamentarëve e përkrahen nismën e 113 deputetëve, por pati edhe zëra kundër. Një prej tyre ishte Matteo Salvini, i cili u shpreh kundër legalizimit të kanabisit. Kur u pyetën, për një opinion mbi projektligjin për legalizimin e kanabisit, Salvini tha se: “Personalisht jam në favor të legalizimit të prostitucionit, sepse të paktën mesa di unë seksi nuk të dëmton ndërsa kanabisi po”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com