Itali, gjendet 2 ton drogë e braktisur në det, dyshohet se vinte nga Shqipëria Itali, gjendet 2 ton drogë e braktisur në det, dyshohet se vinte nga Shqipëria Më shumë se dy ton drogë është gjetur e braktisur në det nga Guardia di Finanza pranë Termolit në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ka dyshime se ngarkesa me lëndë narkotike vinte nga Shqipëria. Ka qënë një aksion i Guardia di Finanzës dhe Kapitenerisë së Termolit që ka çuar në sekuestrimin e rreth 2 tonëve drogë pasi kishin pikasur lëvizje të dyshimta në afërsi të bregdetit. Motovedetat zbuluan fillimisht një sasi prej 30 kg por më pas aksioni u shtri në një zonë më të gjërë deri në zbulimin e sasisë së plotë. Mediat shkruajnë gjithashtu se ka dyshime që droga të mos ketë humbur apo të jetë braktisur por të jetë hedhur qëllimisht për tu marrë nga të tjerë trafikantë, kjo për faktin se lënda narkotike ishte paketuar dhe e mbuluar në një mënyrë të tillë që t’i bënte rezistencë ujit. Policia italiane ka vënë në pranga 7 persona. Dy prej tyre u arrestuan pasi në peshkarexhën me të cilën udhëtonin u gjetën dy pako me marijuanë të ngjashme me ato që u gjetën në det, ndërsa 5 të tjerët janë vënë në pranga për moskallëzim krimi. (INA)

0
Itali, gjendet 2 ton drogë e braktisur në det, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Më shumë se dy ton drogë është gjetur e braktisur në det nga Guardia di Finanza pranë Termolit në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ka dyshime se ngarkesa me lëndë narkotike vinte nga Shqipëria.

Ka qënë një aksion i Guardia di Finanzës dhe Kapitenerisë së Termolit që ka çuar në sekuestrimin e rreth 2 tonëve drogë pasi kishin pikasur lëvizje të dyshimta në afërsi të bregdetit.

Motovedetat zbuluan fillimisht një sasi prej 30 kg por më pas aksioni u shtri në një zonë më të gjërë deri në zbulimin e sasisë së plotë.

Mediat shkruajnë gjithashtu se ka dyshime që droga të mos ketë humbur apo të jetë braktisur por të jetë hedhur qëllimisht për tu marrë nga të tjerë trafikantë, kjo për faktin se lënda narkotike ishte paketuar dhe e mbuluar në një mënyrë të tillë që t’i bënte rezistencë ujit.

Policia italiane ka vënë në pranga 7 persona. Dy prej tyre u arrestuan pasi në peshkarexhën me të cilën udhëtonin u gjetën dy pako me marijuanë të ngjashme me ato që u gjetën në det, ndërsa 5 të tjerët janë vënë në pranga për moskallëzim krimi. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com