Itali, arrestohet vlonjati me 450 kg marihuanë me vlerë 5 milionë euro
14:56 | 21 Janar 2016
Arrestohet në portin e Brindisit në Itali, shqiptari me origjinë nga Vlora Perlat Çarçani 47 vjeç me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. italy Në furgonin që ai dtrejtonte i tipit “Iveco Daily” i mbërritur nga Shqipëria të martën në mbrëmje janë gjetur 450 kg marihuanë me vlerë tregu 5 milonë euro. Perlat Çarçani me automjetin e tij ka udhëtuar me tragetin e linjës “Red Start 1”. Sipas policisë italiane, shqiptari Perlat Çarçani ka udhëtuar tre herë gjatë vitit 2015 në Itali; në muajin shkurt dy herë, e gjatë muajin gusht ka kryer një udhëtim Shqipëri-Itali. Në momentin e sekuestrimit të lëndës narkotike shtetasi shqitpar ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të ekzistencës së drogës brenda furgonit e se po udhëtonte drejt provincës së Pontassieve në Firence, e ku do të merrte në dorëzim disa mobilje. Për këtë punë ai do të paguhej në Shqipëri 250 euro. Në automjet janë gjetur dhe instrumente e vegla të përdorura për fshehjen e marihuanës.

Nevina Shtylla