Itali, arrestohen 17 shqiptarë

0

17 shqiptarë u arrestuan nga policia italiane, si shtetas të implikuar në trafikun e drogës. Banda e trafikut të lëndëve narkotike u shkatërrua, pas hetimeve disa mujore.
1_416747361
Mediat italiane “ANSA” raporton se pjesë e bandës ishin 17 shqiptarë, emrat e të cilëve bëhen të ditur nga policia vetëm përmes inicialeve.

Të arrestuarit janë: J.J. – 37 vjeç; S.J. 35 vjeç, M.E., 36 vjeç, H.A.35 vjeç, H.H, 31 vjeç, S.M., 29 vjeç, M.F., 27 vjeç, M.E. 38 vjeç, A.B., 38 vjeç, B.F, 23 vjeç, H.R,37 vjeç, Z.A. 38 vjeç, Q.I, 30 vjeç, H.R. 50 vjeç, L.E., 27 vjeç. Mes të arrestuarve ndohet edhe një vajzë e moshës 23-vjeçare me inicialet B.F.

Sipas mediave, shqiptarët akuzohen për trafik narkotikësh dhe lidhje të tyre me krimin. Arrestimet janë kryer në disa qytete, konkretisht në krahinat e Romës, Arezzos, Reggio Emilias, Raguza dhe Leçes.

Gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 25 persona të tjerë, ku janë sekuestruar 30 kg kokainë, si dhe 2 ton marijuanë. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com