Ismaili: Jemi të përgaditur që mos të ketë reduktime të ujit gjatë sezonit të verës

0

Me ngritjen e temperaturave dhe nisjen e mbjelljeve te perimeve gjatë stinës së pranverës dhe verës, nis edhe rritja e harxhimit të ujit. Gjatë ketyre dy stinave ndodhë që të keqpërdoret uji i pishëm, duke e harxhuar për ujitjen e hapsirave të panevojshme dhe kopshteve të tyre.

86412D0784E2F45B8E001C7F000A2180

Kryetari i organit të përkohshëm pranë ndërmarrjes Komunalia, Avni Ismaili, tha se, tash për tash nivilei i ujit është i lartë dhe ka mjaftueshëm, por duhet pasur kujdes në përdorimin e ujit. Ismaili, tha se të gjitha punët në riparimin e pompave të ujit janë kryer me kohë, të gjitha puset janë në funksion, duke shpresuar se tash po edhe në të ardhmën nuk do të ketë asnjë problem sa i përket furnizimit me ujë të pishëm. Zyrtarë e Komunalis, thonë se, si vitin e kaluar ashtu edhe këtë vitë nuk do të ketë reduktime të ujit, por kërkojnë nga qytetarët që ta kursejnë ujin sa më shumë që të jetë e mundur. Sot në botë konstatohet se gjysma e gjithë njerëzve të planetit ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm. Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin. Uji na nevojitet për pije, shtëpi dhe kopshte, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të hargjohet në mënyrë të pakontrolluar, por uji duhet kursyer pikë për pikë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com